Balla i kthehet opozitës: Butrinti do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit shqiptar

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend, tha se Butrinti do të vijojë që të jetë pronë e shtetit shqiptar.

“Butrinti ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit shqiptar. Ça do i bëjnë ata, do e marrin në krah? Ai do të administrohet nga një fondacion i themeluar nga shteti në bashkëpunim me Fondacionin Amerikan. 

Fondacioni ka të mirën e tij. Kur ishte ai në pushtet, filloi të privatizonte kala e manastire. Nisi tu njihte pronarët e tij. Me Butrintin nuk u bë asnjëherë siç duhet. Dhe tani që do e marri Fondacioni, pas një viti do shihim ndryshim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu bëtë edhe me pazarin e Tiranës. Shiheni tani si është më mirë, siç është tani apo siç ishte kur e latë. Po tju dëgjonim ju tani do shiteshin, pantallonat, ushqimet dhe perimet me një vend, shiheni siç është bërë tani”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?