Balla i përgjigjet Bashës: Gati kallëzim të ri për ty
Pas deklaratës së sotme të kreut të PD-së Lulzim Basha, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Balla shkruan se nesër do të paraqesë një tjetër kallëzim për “kallëzim të rremë” kundër Bashës.
“Lulzim! Ti e di qe je zyrtarisht në hetim për “kallzim të rremë” bashkë me Shpifës Nuhun. Për mua flasin qartë kamerat e komisariatit (s’kam qenë hiç aty, madje as Nuhun s’e ke aty). Nesër, sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një kallzimi tjetër për ty dhe Florenc Hoxhën, shokun tënd të famshëm që s’i ze dora vend pa shkelur ligjin”, shkruan Balla.
KOHA JONË SONDAZH

