Balla i përgjigjet PD-së: Luli dhe PD e duan vajzën e dhunuar mish për top

Reagimi i Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të PS pas deklaratës së PD-së, lidhur me arrestimin e djalit të deputetit socialist Rrexhep Rraja.

alla

E përshëndes deklaratën e partisë babalokraktike (PD), sepse nxjerr plotësisht zbuluar qëllimin e tyre që nuk ka qenë e nuk është fare drejtësia për vajzën e dhunuar, por lufta e pistë politike me mua dhe Partinë Socialiste!

Swiss Digital Desktop Reklama

E di që prej vitesh tashmë jam halë në sy për Saliun, Lulin dhe ca sherbëtorëve ordinerë të tyre, se të them të drejtën ka edhe deputetë të PD që janë njerëz normalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk më çudit asgjë që ata thonë, bëjnë, nxisin, thurin apo inskenojnë për të më baltosur e cënuar mua. Siç në fakt ishte shpifja e radhës në qershor me paratë e kapura nga Policia e Shtetit, kur në fund i humbur doli Lulzimi e të cilit do t’i duhet të paraqitet më datë 10 Tetor në Gjykatë si i akuzuar.

Por kjo deklaratë sot më ka çuditur pak se është e gjitha në mbështetje të qasjes sonë dhe deklarata konfirmon se Luli dhe PD vajzën e dhunuar e duan thjeshtë mish për top në luftën politike!

Mezi po pres që Prokuroria të fillojë hetimin mbi kallzimin e depozituar prej meje javën e shkuar dhe të thërrasë edhe të kallzuarin kryesor, Lulzimin! Jam i sigurtë që rezultatet do të jenë të shpejta dhe se regjizori Lulzim bashkë me aktorin e radhës së Babale 2 do të japin llogari para drejtësisë.

Sa për Saliun atë e ka kallzuar koha dhe s’ia vlen të merremi me të në këtë rast.

Reagimi i PD

Arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të PS është prova se gjithë vemendja e Edi Ramës këto dy muaj dhe e Prokurorisë nën urdhrat e tij ka qenë për të mbrojtur përdhunuesin dhe zyrtarët e deputetët e tij, të përfshirë në krim.

Arrestimi i djalit të pushtetarit e​rdhi vetëm pas bërjes publik të rastit nga nënkomisar Emiljano Nuhu, duke provuar vërtetësinë e dëshmisë së tij.

Por arrestimi i djalit të deputetit të Edi Ramës vetëm nën presionin e lartë publik, është i pamjaftueshëm dhe një truk për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik: përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Edi Ramës.

Arrestimi i djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja është një truk, sepse, bashkë me të, para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen.

Arrestimi i djalit të deputetit të PS është një truk për të mashtruar opinionin publik, sepse në burg, bashkë me të, duhet të ishin shefat e komisariateve që, gjatë gjithë këtyre muajve, mbajtën anën e kriminelit dhe jo të vajzës së dhunuar apo të policit të kërcënuar.

Arrestimi i djalit të deputetit të deputetit të PS Rrahman Rraja është hile për të mashtruar publikun, sepse Ministri i Brendshëm, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e fshehën krimin dhe nuk zbatuan ligjin, pavarësisht se ishin vënë zyrtarisht në dijeni nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu.

Arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës pa prekur asnjë nga pushtetarët që penguan drejtësinë, që mbrojtën përdhunuesin, që kërcënuan vajzën e torturuar dhe më pas kërcënuan me pistoletë në kokë edhe oficerin Nuhu, është skenari mafioz që ligji të mos zbatohet për kriminelët me të cilët Edi Rama ndan pushtetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?