Balla inspekton punimet e ndërtimit të ujësjellësit në Krastë

Bashkia e Elbasanit është duke punuar njëkohësisht në 6 vepra për të bërë të mundur furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm dhe për të përmirësuar cilësinë e tij.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e linjës së dërgimit Krastë e Vogël-Varrezat dhe Krastë e Vogël-Unaza e qytetit.

Ky investim u shërben 8 mijë banorëve të zonës jugore të Elbasanit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja inspektuan ecurinë e punimeve.

“Gjatë 3 viteve të fundit qeveria ka investuar në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm në Elbasan më shumë se sa të gjitha vitet të marra që nga viti 1991.
Investimet po vazhdojnë, ky është një projekt i madh prej 3.3 mld lekësh dhe përfshin, jo vetëm përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, dhe furnizimin e familjeve të kësaj zone, por për herë të parë krijohen rezervuaret e shpërndarjes së ujit të cilat garantojnë furnizim 24 orë.

Ne i qëndrojmë angazhimeve të marra para banorëve të Elbasanit dhe një ndër këto angazhime, është përfundimi i problemit të ujit të pijshëm për Elbasanin brenda vitit të ardhshëm.
Dikush mund të thotë pse ende diskutohet për ujin e pijshëm? Kjo është e thjeshtë, sepse qeveri në Shqipëri ka vetëm prej vitit 2013. Kushdo që ka qeverisur më parë se ka kuptuar që uji i pijshëm është çështje thelbësore. Ne jemi shumë krenar që këto punë po i bëjmë me cilësi dhe të mos shpërdorohet asnjë qindarkë publike.
Apeli për qytetarët është të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm për vaditje. Ne duam të shërbejmë siç duhet. Jemi duke punuar 24 orë pavarësisht se jemi në një vit të vështirë” deklaroi Balla.

Për kryetarin e Bashkisë problem në gjithë këto vite për Elbasanit është humbja e ujit të rrjet, ku më shumë se 75% shpërdorohet.

“75% e ujit na humb në rrjet ndaj dhe ishte dosmosdoshmëri rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit për të gjithë qytetin. Nga ky investim përfitojnë më shumë se 8 mijë banorë, jo vetëm në orare furnizimi, por edhe në cilësi. E gjithë zona do të pajiset më sahate, për të bërë të mundur që qytetarët të paguajnë vetëm aq sa konsumojnë, por edhe të mos shpërdorohet uji i pijshëm për vaditje.”, tha Llatja.

Për furnizimin e ujë të pijshëm po punohet njëkohësisht në disa fronte dhe brenda vitit të ardhshëm, ky nuk do të jetë më një shqetësim për qytetin e Elbasanit.

SHKARKO APP