Balla: Ja kur do të kemi Gjykatë Kushtetuese

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku deklaroi se negociatat me BE-së Shqipëria do t’i hapë brenda vitit 2019-të, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ktheu përgjigje edhe akuzave, të artikuluara kryesisht nga opozita jashtë Kuvendit, në lidhje me mungesën e institucioneve të drejtësisë, siç është edhe Gjykata Kushtetuese.
Balla thotë se qeveria që ai përfaqëson nuk kishte si e mbante “shejtanin brenda” duke iu refruar kështu prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar. Pavarësisht kësaj, ai u shpreh se brenda korrikut Gjykata Kushtetuese do jetë funksionale.

“Dje u tha troç, kush pati veshë ta dëgjojë e kush pati sy ta shikojë. Reforma jonë në drejtësi është unike depërton në çdo celulë të kapur të drejtësisë dhe konsiderohet si model edhe për vendet e tjera të rajonit. Atyre që ankohen për Gjykatën Kushtetuese ju them: Si ta mbanim me shejtanin brenda? Me gjyqtarë që nuk justifikonin milionat. Por mos u mërzisni deri në fund të korrikut Shqipëria do e ketë funksionale Gjykatën Kushtetuese”,- tha ai.

Ndër të tjera Balla shtoi se, krimi i organizuar dhe kanabisi, janë dy kauza ireale të opozitës, pasi edhe KE është shprehur se operacionet janë intensifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto hapra paraqesin progres për përmirësimin e rezultateve të punës. Zjn. Hajdari ngriti me të drejtë propozime konkrete për të rritur eficensën, por unë e them se nuk është ligji që ka munguar, por lidershipi. Opozita kishte në krye të këtij këshilli Genc Pollon që përvecse të rrijë gjithë natën në emaile e të shajë shqipërinë nuk ka ditur ta bëjë këtë detyre. Të bëjmë një marrëveshje që kurrsesi nuk duhet ta shajmë Shqipërinë në anglisht”,- tha ai

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?