Balla: Jam më socialist se Ditmir Bushati! Akuzat e tij të pavërteta
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” u përgjigj në lidhje me deklaratat e deputetit socialist Ditmir Bushati, që votoi kundër koncesionit në Portin e Durrësit. Balla tha se gjithcka ka thënë z.Bushati nuk qëndron.
“Në vend se unë të shfrytëzoj këtë bisedë për gjithcka është bërë në betejën kur jemi në luftë me Covid-19 dhe gjithcka është bërë edhe në bashkëpunim me bashkitë, me policinë, me ushtrinë etj, ku shpreh edhe falënderimin ndaj kryeministrit, duhet të harxhojmë edhe ndonjë kapsollë boshe, për një gjë, që të gjithë deputetët marrin informacion për atë që miratohet. Gjithcka që tha kolegu im i vjetër Bushati nuk qëndron. Nuk qëndrojnë këto argumentet e oligarkët, sepse për mua rëndësi mbi të gjitha kanë njerëzit e thjeshtë të vendit tim”, tha Balla.
Taulant Balla nënvizoi se koncesioni madje përkundrazi bën që në port të ankorohen anije të mëdha.
“Partneriteti publik-privat ka filluar më 2015 e janë për të ulur kostot e shkarkimit në Shqipëri të importeve. Partneriteti bën që në Port të ankorohen anije të tonazhit të lartë. Unë besoj se zoti Bushati nuk ka informacionin e duhur. Pretendoj se jam më socialist se zoti Bushati. Nuk do e votoja nëse kjo marrëveshje koncesionare sjell një monopol. Vendimi ul cmimet për hidro-karburet. Nga ana tjetër, Bushati ka shërbyer si kryediplomat i Shqipërisë, ka vlera, por padituria në këtë cështje ngre balona që i shkojnë për shtat Gridave të PD”, u shpreh Balla.