Balla jep lajmin: Në prill 2020 hapet Ambasada Japoneze në Prishtinë

Më 12 prill të 2020 në Prishtinë do të hapet Ambasada Japoneze. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Gjatë vizitës së tij në Japoni, bashkë me kryeparlamentarin Gramoz Ruci, Balla ndau faktin se Japonia do të mbështesë Kosovën për anëtarësimin e saj në INTERPOL por dhe në UNESCO. Gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit japonez Tadamori Ōshima, socialisti tha se ky vend është një financues i rëndësishëm i disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri.

“Japonia është një financues i rëndësishëm i disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj. Pas Ambasadës në Tiranë, morëm konfirmimin se në Prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë. Japonia ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

SHKARKO APP