Balla, kërkesë zyrtare prokurorisë: Dosja e CEZ t’i kalojë SPAK

Një ditë para se SPAK të niste punën, prokuroria mbylli hetimet për dosjen e shitjes së kompanisë CEZ. Ky hetim kishte nisur nga ana e prokurorisë pas një hetimi disamujor të një komisioni parlamentar hetimor.

Por mazhoranca socialiste që kërkoi hetimin parlamentar nuk është e kënaqur me vendimin e prokurorisë dhe për këtë arsye, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kërkoi që kjo dosje t’i kalojë SPAK dhe gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në shkresë e hartuar nga socialistët si argument mbështetës theksohet fakti se Komisioni Hetimor i Kuvendit, ka arritur në përfundimin se një sërë zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar gjatë viteve 2005-2013, duke qenë persona që ushtronin funksionet më të larta publike me veprime aktive dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundraligjshme gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, negocim të marrëveshjes së shitjes së aksioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?