Balla kujton masakrën e Reçakut: Në Kosovë krime lufte ka kryer vetëm pushtuesi serb! Lufta e UÇK ishte për liri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar 15 janarin, masakrën e Reçakut.

Balla ka publikuar një reportazh të BBC, i cili i kushtohet 15 janarit të vitit 1999, ku ato pak banorë që nuk ishin larguar nga fshati Reçak i Komunës së Shtimes, vetëm 30 km larg Prishtinës, u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve të forcat policore dhe ushtarake serbe, të cilat vranë në mënyrë çnjerëzore 45 civilë shqiptarë.

Sipas Ballës, përmes këtij reportazhi, i tregohet botës një nga masakrat më të rënda të genocidit serb në Kosovë.

“Në Kosovë krime lufte ka kryer vetëm pushtuesi serb, ndërsa lufta e UÇK ishte lufta e një populli në trojet e veta për liri”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Më 15 janar të vitit 1999, ato pak banorë që nuk ishin larguar nga fshati Reçak i Komunës së Shtimes, vetëm 30 km larg Prishtinës, u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve të forcat policore dhe ushtarake serbe, të cilat vranë në mënyrë çnjerëzore 45 civilë shqiptarë.

Ndiqni këtë reportazh të BBC ku i tregohej botës një nga masakrat më të rënda të genocidit serb në Kosovë. Në Kosovë krime lufte ka kryer vetëm pushtuesi serb, ndërsa lufta e UÇK ishte lufta e një populli në trojet e veta për liri.

SHKARKO APP