Balla kundër Berishës për Pontan: Po ti pse s’u dorëhoqe për Gërdecin?

 

“Pashë që Sali Berisha i kish quajtur protestat revolucion dhe mikun tim Viktor Ponta (ish-kryeministrin rumun të dorëhequr) një njeri të korruptuar. O Sali! Viktor Ponta dha dorëheqje sepse u ndje përgjegjës që shteti dhe institucionet e tij nuk parandaloi një tragjedi të shkaktuar nga shpërthimi i fishekzjarreve në një diskotekë. Kaq".

Kështu shkruan në rrjetet sociale, deputei socialist, Taulant Balla, si kundërpërgjigje e deklaratave të ish-kryeministrit Berisha që i vlerësonte protestat në Rumani si një revolucion dhe kërkoi që e njëjta gjë të bëhej edhe në Shqipëri.

"Po ti o Sali!? Po ti pse nuk dhe dorëheqje kur shpërtheu Gërdeci? Po ti pse nuk dhe dorëheqje kur u vranë 26 shqiptarë nga shpërthimi në Gërdec? Atje nuk ishin fishekzjarre. Atje shpërtheu baruti i biznesit të tët biri. Në Rumani diskoteka nuk ishte pronë e asnjë të afërmi të kryeministrit rumun. Ndërkohë, fabrika në Gërdec ishte e jotja o Sali. E di që shumë do thonë: “po hë pse nuk e arrestoni Salin dhe Shkëlzenin për vrasjet në Gërdec?”, përfundon Balla.

SHKARKO APP