Balla: Kuvendi aktual ka sovranitet ta shqyrtojë shkarkimin e Presidentit Meta

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla doli këtë të hënë përballë gazetarëve në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në fjalën etij, Balla bëri të ditur se 50 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Metës, dhe se do të ngrihet një Komision për të shqyrtuar çështjen.

Pjesë nga deklarata

Më shumë se 1 të katërtat, 50 deputetë të Kuvendit kanë depozituar kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e Metës. Në lidhje me veprimet që i bien në kundërshtim me kushtetutën e vendit. Duke u nisur dhe nga një rezolutë e mëparshme që i kërkohet presidentit ti kthehet bianarëve. Presidenti ka kryer veprime që bien në kundërshtim.

Kuvendi do të shprehet në ditët në vijim. Siç përcakton rregullorja kjo kërkesë do ti kalojë komisionit të ligjeve, të cilët do të shprehen nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore dhe formale. Unë besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin për të ushtruar detyrën deri në 8 korrik.

Nuk dua të ndërhyj aspak në misionin që ka komisioni i ligjeve. Besoj se në dokumentin shumë të plotë që kemi paraqitur janë të gjtiha provat e nevojshme që argumetojnë qëndrimin tonë. Janë prova që inciojnë shkarkimin e presidentit. Dokumenti do ju vihet në dispozion në orët në vijim. Do të merret koha e nevojshme për të analizuar dhe gjykuar procesin.

SHKARKO APP