Balla: Lamë borxhet e qeverisë së PD-së, s’paguante as rrogat

 

“Mesazhin pozitiv të reformave duhet ta ndajmë me çdo qytetar të Shqipërisë, pasi është e rëndësishme të ruajmë të njëjtin nivel komunikimi që kemi pasur gjithmonë”.

Kështu u shpreh sot nga Korça, në kuadrin e forumit “Të pastrojmë Shqipërinë”, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Një gjë që mori vëmendjen e të gjithëve ishte se qeveria që iku nuk kishte paguar as rrogat e punonjësve të policisë dhe qeveria jonë u desh të përballej me larjen e borxheve të qeverisë së kaluar. Vetëm për 2014-ën na u desh të shlyenim 340 milionë dollarë borxhe të trashëguara nga qeveria e PD-së”, tha gjithashtu ai.

Duke shtuar më tej se do të investohen 120 milionë dollarë vetëm në infrastrukturën vaditëse.

SHKARKO APP