Balla: Ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi, çdo ditë është e humbur

Numri dy i PS-së Taulant Balla këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat ka komentuar zhvillimet më të fundit në lidhje me debatin për Kodin Zgjedhor.

Balla në fjalën e tij duke iu referuar përgjigjes së Komisionit të Venecias për kërkesën e Presidentit për Kodin Zgjedhor,  ndau të njëjtin qëndrim me kryeministrin Edi Rama.

Ai është shprehur se në rast se do të votohej dekreti i presidentit për kthimin e ligjit në kuvend për shqyrtim, do të bëhej i pamundur adresimi i opinionit të Venecias.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që ju në darkë keni komunikuar nga letra e Buçhiçio, ajo që ju thashë dje në drekë, ne do ta dëgjojmë Venecian, por Venecia ka refuzuar kërkesën e Presidentit për një opinion urgjent, e ka futur në procedurë normale. Kryeministri dhe kreu i PS tha dje se ne mbetemi gjithmonë të hapur por duke përllogaritur që çdo ditë është e humbur, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi, presidenti mori kohë rreth 1 muaj, sapo Venecia të ketë miratuar një opinion, në rast se ne do të votonim dekretin e presidentit pro, do të bëhej e pamundur të adresonim dhe opinionin Venecias, nëse Meta do kishte qenë këtu do na kishte dhënë të drejtë”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?