Balla: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Austrisë janë të forta

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti në një takim ambasadorin austriak në Shqipëri, Christian Steiner. Balla u shpreh se po punohet intensivisht me Austrinë në forcimin e kapaciteteve të Policisë Alpine dhe po ashtu për reformimin e Shërbimit të Mbrojtjes Kundër Zjarrit dhe Shpëtimin.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Austrisë janë të forta, ato bazohen në lidhje të forta historike dhe po vijojnë të intensifikohen edhe në fushat e mbulimit të Ministrisë së Brendshme.

Po punojmë intensivisht me Austrinë në forcimin e kapaciteteve të Policisë Alpine dhe po ashtu për reformimin e Shërbimit të Mbrojtjes kundër Zjarrit dhe Shpëtimin. Në forcimin e këtij bashkëpunimi vlerësoj maksimalisht rolin e Ambasadorit austriak në Shqipëri Christian Steiner, i cili po përmbyll me sukses misionin e tij në Tiranë”, shkruan Balla në reagimin në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?