Balla me ambasadorin Perpelea në terren, 15 inxhinierë rumunë inspektojnë pallatet në Durrës

Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla se bashku me ambasadorin rumun në Tiranë, Mircea Perpelea dhe me 15 inxhinierët rumune po inspektojnë nga afër pallatet e dëmtuara nga tërmeti në zonën e plazhit në Durrës.

Inxhinierët do të japin vlerësimin e tyre për të gjitha shtëpitë e dëmtuara.

Kujtojmë se më 26 nëntor përveç 51 jetëve të humbura, pati edhe qindra banesa të dëmtuara, ku qarku më i dëmtuar ishte Durrësi.

SHKARKO APP