Balla me drejtuesin e Shoqatës ”Ardhmëria” në Britani: Gjuha shqipe mësim për 1300 nxënës

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtuesin e Shoqatës “Ardhmëria” në Britaninë e Madhe, aktivistin Lutfi Vata.

Balla ka vlerësuar kontributin e Shoqatës “Ardhmëria” dhe të ekipit të saj në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar mes shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

“Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë drejtuesin e Shoqatës Ardhmëria në Britaninë e Madhe aktivistin e palodhur Lutfi Vata. I jemi shumë mirënjohës ekipit të Shoqatës Ardhmëria, e cila organizon mësimdhënien e gjuhës shqipe për 1300 nxënës dhe plot aktivitete të tjera kulturore për komunitetin shqiptar” shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?