Balla me fermerët në Lushnjë: Nafta do të jetë falas, përfitojnë edhe ata me toka me qira
Kreu i grupit parlamentar të PS dhe njëherazi drejtuesi politik i Qarkut të Fierit, ka zhvilluar një takim me banorët e Gurresë në Lushnjë. Ai ka thënë para banorëve, se për fermerët që punojnë tokën, nafta do të jetë falas.
Nga kjo, përfiton edhe ata fermerë që kanë marrë toka me qira, tha Balla. Ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e banorëve për kandidaten e PS për Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa, duke thënë se është personi i duhur që do i çojë përpara projektet e nisura.
Kemi qenë në çdo cep, në të gjitha njësitë administrative të Lushnjës. Natyrshëm nuk do përfundonim fushatën pa një takim në një prej fshatarave më të mëdha të Lushnjës që është Gorrea, me shumë banorë e shumë peshë në të gjitha fitoret e PS.
Në emër të PS dhe emër të kryesisë një falenderim për ju, për të gjithë mbështetjen që ka qenë vendimtare në fitoret tona. Na duhet një votë e madhe në favor të njerëzve që votohen për të bërë punë. Falë blegtorëve të kësaj zone, dy vite më parë Shqipëria siguronte pjesën më të madhe të furnizimit me perime falë punës tuaj të ndershme. Edhe në këto kushte të vështira të shkaktuara nga agresioni rus, po vuajmë pasojat. Ukraina është prodhuesi më i madh edhe i grurit e plehrave kimike. Falë këtij agresioni që kishte filluar me muaj u rrit çmimi i naftës, gazit, e plehrave kimike. Mund të pranoj çdo kritikë si kryetar i grupit parlamentar, por nuk pranoj kritikën që në kapitalizëm çmimet i cakton qeveria. Situata është e vështirë, por qeveria nuk ka mbetur duar kryq. Është rritur nafta? Po. Për fshatin dhe ata që punojnë tokën nafta do të jetë falas.
Edhe ata që kanë tokën me qira, mjafton të firmosin në bashki një formular edhe ai kualifikohet. Kushdo që punon tokën, në varësi të kulturës bujqësore që ka mbjellë do e marri naftën falas. Jam krenar që kemi mbështetur Eriseldën, sepse kjo është fryma e duhur që ne si socialistë duhet të ndjekim. Të mbështesim njerëzit që ngjisin shkallët hap pas hapi. Duhet të bashkohemi te Eriselda. Është mundësia më e mirë për të transformuar qytetin”, tha Balla.