Balla: Me Mond Begon udhëtova vetëm një herë. Ju të gjithë keni pirë kafe në lokalin e tij
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Tualant Balla i ftuar sot në emisionin “Opinion” deklaroi se me Mond Begon, (Edmond Bego) personin e dënuar me disa vite burg për trafik droge në Itali e ka njohur në vitin 2015.
Balla tha se Begon ja kanë prezantuar drejtues të Komuniteti Mysliman Shqiptare, si donatorin e ndërtimit të një xhamie në Librazhd.
I pyetur nga Blendi Fevziu se çfarë marrëdhëniesh kish me presonin, Balla tha se “edhe ti dhe shumë politikanë të tjerë kanë pirë kafe në lokalin e tij në Tiranë”.
I pyetur për udhëtimet që e akuzon PD, Balla tha se “kam udhëtuar vetëm për ndeshjen e kombëtares në Danimarkë”.
Mond Bego është dënuar dhe ka vuajtur dënimin në Itali për trafik droge. Ai akuzohej se ka qenë pjesë e “Bandës së Lushnjes”.
PD: Kush i siguroi miliona euro tendera, trafikantit Edmond Bego?
KOHA JONË SONDAZH

