Balla me Perez: PE mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030

Ministri dhe drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ndodhet në nga Bruksel. Aty u takua me Presidenten e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Iratxe Garcia Perez. Për Ballën Parlamenti Europian mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.
”Gjithmonë kënaqësi të takohem me Presidenten e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Iratxe Garcia Perez”,-shkruan Balla në rrjete sociale, duke publikuar edhe pamje nga takimi me politikanen spanjolle, që është njëherësh edhe nënkryetare e parë e Partisë së Socialistëve Evropianë.
Gjatë bisedës u diskutua integrimi europian dhe vëmendja e veçantë e PE-së, shprehur edhe me hapjen e zyrës për rajonin në Tiranë së fundmi, por edhe në veçanti mbështetja e grupit S&D përveç përkrahjes tradicionale europarlamentare.
Balla theksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj integrimit evropian dhe rëndësinë e reformave të vazhdueshme, si dhe mbështetjen e PE-së në këtë proces. Një temë tjetër diskutimi ishin edhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri. Takimi u zhvillua në mbyllje të konferencës dyditore të grupit socialistëve dhe demokratëve për nismën e zgjerimit të BE-së, Willy Brandt.