Balla me përfaqësuesit e Shërbimit Zjarrfikës të qarkut Fier: Zjarrvënia është një krim që dënohet ashpër nga Kodi Penal

Gjatë takimin me ekipet e Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit në qarkun Fier, ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi gatishmëri dhe ndërhyrje të menjëhershme në çdo vatër zjarri.

Ai kishte një apel dhe kujtesë publike për qytetarët, se zjarrvënia është një krim i cili dënohet ashpër nga Kodi Penal.

“Standardin e vendosur vitin e kaluar, numrin rekord të personave të proceduar penalisht ta ngremë në një nivel tjetër. Kushdo që s’ka venë mend dhe tenton me dashje a pa dashje të ndezë një shkrepse për t’i vënë zjarrin disa mbetjeve bimore, pa shkuar tek ata që e bëjnë me qëllim, duhet t’u japim një mesazh shumë të qartë që Kodi Penal parashikon dënime shumë të ashpra”, tha ministri Balla.

SHKARKO APP