Balla mer pjesë në promovimin e librit “Pak Magji” të deputetes, Elena Xhina

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e promovimit të librit “Pak Magji” të deputetes së Elbasanit, Elena Duka Xhina.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se përmbledhja poetike “Pak magji” është botimi i dytë i Elena Xhinës, pas një vepre studimore profesionale në jurisprudencë.

Sipas Ballës, Elena Xhina është një deputete e përkushtuar dhe profesioniste në procesin legjislativ.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kolegia ime Elena Xhina në bashkëpunim me botimet “Dudaj” sjell për lexuesit një përmbledhje poetike “Pak magji”, e cila jam i sigurtë se do t’ju tërheqë. Ky është botimi i saj i dytë pas një vepre studimore profesionale në jurisprudencë. I nderuar të flas në këtë ceremoni, jo për librin, por për Elenën si një deputete e përkushtuar dhe profesioniste në procesin legjislativ.

SHKARKO APP