Balla: Në 2025 të mundësojmë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar sot 5 majin nga varrezat e Dëshmorëve në Lushnje dhe Fier.
“Është tradita shqiptare tashmë që edhe dita e përkujtimit të të gjithë dëshmorëve, qofshin ata të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, qofshin pjestarë të Forcave të Armatosura, të Forcave të Policisë së shtetit. Sot kujtojmë edhe dëshmorët e rënë në luftën për Çlirimin e Kosovës, Adem Jasharin dhe të gjithë heronjtë që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. Në këtë ditë të bëhemi të gjithë bashkë për të përkujtuar të gjithë bijat dhe bijtë e Shqipërisë që dhanë jetën e tyre për çlirimin e atdheut, në dobi të interesave të Shqipërisë sonë të përbashkët. Meqenëse jemi në ditën e përkujtimit të Dëshmorëve, më lejoni të shtoj edhe dëshirën tonë, të një grupi deputetësh të Partisë Socialiste që në këtë ditë të kemi mundësinë sipas edhe një tradite që ekziston në shumë vende që në një kohë të caktuar pas përfundimit të homazheve të ketë dy minuta heshtje në të gjithë Shqipërinë. Unë mendoj që është diçka që do të jepte më shumë vlerë dhe më shumë peshë”- tha Balla.
Gjithashtu Balla u pyet nga gazetarët edhe për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit.