Balla: Në 26 mars presim dritë jeshile për negociatat me BE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dha një mesazh të qartë politikën në vend, ndërsa bëri thirrje që të lihen mënjanë kapriçat personale, për të ardhmen e vendit drejt BE. Ai theksoi se në 26 mars priten lajme të mira nga Këshilli Europian, ndërsa shprehet se pritet dritë jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshilli i 26 marsit do të jetë një moment i rëndësishëm. Pritshmëritë e përbashkëta të kolegëve të BE dhe të komisionit të KE, është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin dritën jeshile për anëtarësim. Duhet të kuptojmë se e ardhmja europiane e Shqipërisë është projekti më i rëndësishëm që kemi, ndaj duhet t’i lëmë kapriçot personale dhe të fokusohemi tek ky proces. PE nuk është një institucion me fokus apo kapacitet financiar, por është rasti që ta falënderojmë për drejtimin me sukses të plotë, përtej pritshmirive të konferencës së donatoreve për Shqipërinë, për të rindërtuar pas tërmetit ët 26 nëntorit”, tha Balla.

SHKARKO APP