Balla në Bruksel: Disinformimi dhe ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore, sfida që duhen adresuar
Nga Brukseli, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se samiti i 6 dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Për të përfshihet edhe luftimi i fenomenit të disinformimit dhe përmirësimin e sigurisë kolektive kibernetike.
“Demokracia është e kërcënuar kudo në Europë, edhe në Shqipëri, nga disinformimi dhe lajmet e rreme, të cilat amplifikohen edhe më shumë kur afrohen proceset zgjedhore.
Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje mund të marrin forma të ndryshme përfshirë fushatat e disinformimit në mediet sociale për të ndikuar opinionin publik, sulmet kibernetike që synojnë infrastrukturën kritike në lidhje me shërbimet publike, mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë financiare të aktorëve politikë.
Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike, sikurse edhe në financimin medieve apo llogarive të caktuara në rrjetet sociale, të përfshira në përhapjen e lajmeve të rreme dhe fushata disinformimi”.