Balla në Bruksel: PE mbështet dhe i kërkon Këshillit nisjen e bisedimeve me Shqipërinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Parlamenti Europian mbështet dhe i kërkon Këshillit fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet social, Balla thekson se gjatë qendrimit në Bruksel sëbashku me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilluan një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.

Fillimisht Ruçi dhe Balla u pritën në një takim të veçantë nga Kryetari i Parlamentit Europian, David Sassoli. Më pas ato zhvilluan takime edhe me Kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme, David McAllister, Zëvendëskryetarin e Grupit PPE, Andrey Kovatchev, Kryetarin e Delegacionit të PE me Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis si dhe me Zëvendëskryetaren e Delegacionit të PE me Shqipërinë, Bettina Vollath, ku në fokus të bisedave ishte fillimi i bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Parlamenti Europian mbështet dhe i kërkon Këshillit fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Takime me Kryetarin e Parlamentit Europian David Sassoli, me Kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme David McAllister, me Zëvendëskryetarin e grupit PPE Andrey Kovatchev, me Kryetarin e Delegacionit të PE me Shqipërinë Manolis Kefalogiannis si dhe me Zëvendëskryetaren e Delegacionit të PE me Shqipërinë Bettina Vollath.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?