Balla: Në buxhetin e 2021 u miratuan 9.5 milionë dollarë shtesë për bujqësinë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla inspektuan nga afër punimet që po kryhen në Njësit Administrative Gostimë, Shalës dhe zonën Fermë të Bashkisë Cërrik ku po punohet intensivisht për ndërtimin dhe rehabilitimin e kanaleve vaditëse të kësaj zone.
Sipas Ballës, ky rikonstruksion është bërë i mundur falë investimeve të qeverisë prej 40 milionë lekësh që pritet të përfundojë vitin e në fillim të vitit të ardhshëm.
Në një postim në rrjetin e tij social Facebook Balla ka theksuar se në buxhetin e 2021 qeveria ka miratuar 9.5 milionë dollarë shtesë në Bujqësi për skemën e rimbursimit të naftës për bujqit dhe fermerët.