Balla në Emiratet e Bashkuara: Linjë direkte Abu Dhabi-Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla me ftesë të Presidentit Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe, po zhvillon një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Balla takoi Ministrin e Shtetit Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, ku diskutoi mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, ku ndër të tjera përfshihet synimi për të arritur tre fluturime në ditë nga Emiratet në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite Balla krahas takimeve me autoritete të Emirateve të Bashkuara Arabe, ishte i ftuar edhe në intervista në studiot e “Al Arabiya”, “Al Hadath”, “Emirates News”. Tema kryesore të diskutimit ishin rritja e interesit për investime dhe turizmit në Shqipëri nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe vendet e tjera të këtij rajoni.

“Çdo ditë e më shumë po rritet numri i turistëve nga vendet arabe që po vizitojnë Shqipërinë përmes fluturimeve direkte nga Dubai, Sharjah, Riadi etj. Shqipëria është i vetmi vend në Mesdhe dhe Europë i hapur tërësisht për turistët nga këto vende, ndërkohë edhe pa patur nevojë për viza. Shqipëria ofron një bregdet të shkëlqyer, hotele mjaft të mira, zona malore me peizazhe mahnitëse dhe mbi të gjitha mikpitjen shqiptare”.

Sipas Ballës, projekti i madh për Portin e Durrësit nga kompania ikonë e Dubait “EMAAR” është shprehja më kuptimplotë e një politike të sukseshme të Kryeministrit Rama në tërheqjen e investimeve strategjike në sektorin e turizmit elitar.

SHKARKO APP