Balla në familjen Vrapi në Papër: Festat e fundvitit do t’i gëzojnë në shtëpi të re

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vizituar familjen e Petrit Vrapit në Papër të Elbasanit, shtëpia e të cilit u dëmtua nga rrëshqitjet e tokës dhe dy tërmetet që përfshinë vendin.

Balla ka parë nga afër punën që po kryhet me ritme të shpejta për përfundimin e ndërtimit të shtëpisë së re dhe i garantoi familjarët se festat e fundvitit do t’i gëzojnë në shtëpinë e re.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Taulant Balla thekson se për të katër anëtarët e familjes do të përfitojnë trajtim të posaçëm me pension dhe kujdes social.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm???

Në familjen e Petrit Vrapit, ku hallet janë të panumërta?. Por puna është në mbarim për shtëpinë e re dhe festat e fundvitit do t’i gëzojnë në shtëpi të re? Gjithashtu të katër anëtarët e familjes, trajtim të posaçëm me pension dhe kujdes social? #shqipërisolidare???

SHKARKO APP