Balla në forumin e anti-semitizmit: Shqiptarët refuzuan të dorëzonin hebrenjtë, shprehja e popullit ndaj anti-fashizmit

Ka nisur në orën 16:00, ashtu sikurse ishte parashikuar në Kuvendi i Shqipërisë, Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë së bashku Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, pritet të flasë është sekretari i shteti të SHBA-ve, Mike Pompeo.

Ishte Taulant Balla ai që e mori i pari fjalën dhe më pas kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama.

Balla tha se autoritetet shqiptare refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve, ndërsa shqiptarët e thjeshtë – myslimanë e të krishterë – rrezikuan jetët e tyre duke fshehur fqinjët hebre.

Balla: Që në Shekullin e Dytë ka ekzistuar një prani e hebrenjve në Shqipëri, por në vitet 1930 numri i tyre është tkurrur në vetëm 200 persona. Menjëherë pas pushtimit nazist të vendit tonë, në vitin 1943, ata shpejt shënjestruan hebrenjtë e Shqipërisë. Shqiptarët, të bashkuar, qëndruan përkrah bashkatdhetarëve të tyre hebrenj. Autoritetet shqiptare refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve, ndërsa shqiptarët e thjeshtë – myslimanë e të krishterë – rrezikuan jetët e tyre duke fshehur fqinjët hebre. Hebrenjtë e Shqipërisë jo vetëm mbijetuan, por numri i tyre u rrit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasi shumë hebrenj u strehuan nga vendet fqinje dhe evropiane.

Populli shqiptar bëri një zgjedhje historike duke iu bashkuar aleancës më progresistë të kohës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për më shumë se shtatë dekada, morali i politikës botërore është ndërtuar mbi vlerat e anti-fashizmit. Rendi botëror dhe paqja mbeten sot e do të vazhdojnë të qëndrojnë në themelet e anti-fashizmit. Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri është një nga shprehjet më të shkëlqyeshme të anti-fashizmit të popullit tonë. Sjellja unike e shqiptarëve ndaj hebrenjve ka konfirmua një cilësi të shkëlqyer të pikëpamjeve të tyre mbi botën dhe një virtyt popullor që është pjesë e imazhit të një vendi të përparuar.

SHKARKO APP