Balla në Greqi: Të sigurohet marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore për efekt pensioni
Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe një delegacion i Kuvendit shqiptar janë në Greqi, ku po zhvillojnë takime në parlament dhe qeverinë greke.
“Komuniteti shqiptar në Greqi është integruar plotësisht në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të Greqisë. Ne duam që qeveria greke të vijojë të lehtësojë procedurat për punëmarrësit sezonalë. Në frymën dhe shembullin e marrëveshjeve të ngjashme të Shqipërisë me vendet e tjera të BE-së është e domosdoshme përmbyllja e një marrëveshjeje në fushën e sigurimeve shoqërore për njohjen e ndërsjelltë të tyre për efekt pensioni të punëmarrësve në Greqi dhe në Shqipëri”.
Në takimin me kryetarin e grupit parlamentar të Demokracisë së Re, Ioannis Bougas, Balla kërkoi që “në frymën dhe shembullin e marrëveshjeve të ngjashme të Shqipërisë me vendet e tjera të BE-së është e domosdoshme përmbyllja e një marrëveshjeje me Greqinë në fushën e sigurimeve shoqërore për njohjen e ndërsjelltë të tyre për efekt pensioni të punëmarrësve në Greqi dhe në Shqipëri”. Po ashtu Balla u takua me drejtuesit e opozitës, Tsipras, Papandreu dhe kryetarët e grupeve parlamentare.