Balla në Kuvend: Berisha është personi që e di emrin e 45-vjeçarit në dosjen ”Xibraka”
”Sali Berisha është ai që e di emrin e 45-vjeçarit, që është ende i paidentifikuar në dosjen ”Xibraka””,-tha ministri i Brendshëm Taulant Balla. “Nëse do emrin, pyet Berishën ose bëj kallëzim në Prokurori, mos bëj informim, mos bëj njoftim. Dallimi midis informimit dhe kallëzimit është se po bëre kallëzim të rremë shkon në kokërr të burgut”, deklaroi Balla. Ai reagoi gjithashtu për akuzat e opozitës që lidhin oficerë të policisë me krimin dhe paligjshmërinë. Balla tha se nuk ka një shkop magjik, që e zgjidh problemin brenda ditës, por u kërkoi deputetëve mbështetje për një ligj të ri “Për Policinë e Shtetit”, që Ministria e Brendshme ka hartuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.