Balla në Moldavi: Bashkëpunimin policor mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Moldavisë, Adrian Efros, në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin moldav.

Dy ministrat kanë firmosur marrëveshjen për bashkëpunimin policor mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe është diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit në çështjet me interes të përbashkët.

”Gjatë takimit diskutuam edhe mbi aspiratën e kahershme të dy popujve tanë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe gadishmërinë për të intensifikuar shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të mekanzmave të rëndësishëm Europol apo Interpol”, ëshë shprehur Balla.

SHKARKO APP