Balla në përgjimet për vrasjen e avokatit? Rama: Akuzuesit duhet të sjellin faktet

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka folur për akuzat e Partisë Demokratike ndaj kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilin e akuzojnë si porositës i vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Rama tha se nuk merret me spekullime, dhe se nëse ka fakte është detyrë e akuzuesve që ti sjellin.

“Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Nuk merrem me spekulime dhe gjysmë të vërtetave. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve të sjellin fakte. Që nga koha e Romës kështu ka qenë. Për të marrë nëpërgojë, zhgërryer e baltosur emra njerëzish, për ta paraqitur këtë vend si të zhgërryer, ka plot që e bëjnë, por jo unë”,-tha Rama.

SHKARKO APP