Balla në shkollën “Dilaver Nezha”: I shërben 290 nxënësve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti, Nuri Belba, i cili ka ndjekur me shqetësim cilësinë e punimeve në disa investime në Bashkinë Prrenjas, inspektuan nga afër punimet në Shkollën 9-vjeçare “Dilaver Nezha” në Qukës Shkumbin.

Rikonstruksioni i shkollës u bë i mundur përmes një fondi prej 289 milionë lekë (të vjetra) të akorduar nga Ministria e Arsimit. Kjo shkollë e re do t’u shërbejë 290 nxënësve.
Në fjalën e tij, Balla tha se falë ndërhyrjes për ndryshimin e projektit, u bë i mundur përfshirja e ngrohjes qendrore të shkollës, i cili nuk ishte përfshirë në projektin fillestar të Bashkisë së Prrenjasit.

“Në bisedë me drejtuesin teknik të kompanisë, u njohëm edhe me ndryshimet në projekt, domosdoshmërinë për të përfshirë edhe sistemin e ngrohjes qëndrore, i cili nuk ishte përfshirë në projektin fillestar të Bashkisë. Gjithashtu shkolla do të të ketë edhe izolim – sistem kapotë dhe përmirësim të rrjetit elektrik për laboratorin e informatikës. Kur mbeten edhe 45 ditë deri në afatin e dorëzimit, drejtuesi teknik na siguroi se punimet do të mbarojnë në afat. Respektimi i këtij afati është i domosdoshëm me qëllim rikthimin e mësimit në normalitet në këtë shkollë”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?