Balla nga Fieri: SPAK të hetojë shpenzimet për koncertet prej 100 mijë euro të Saliut dhe Ilirit
Kryetari i grupit parlamentar dhe njëherësh drejtuesi politik i PS-së në qarkun Fier, Taulant Balla është shprehur sot se SPAK të mos bëjë shurdhin por të hetojë shpenzimet që Saliu dhe Iliri po bëjnë për koncertet e fushatës nga 100 mijë euro.
“Me Armando Subashi zhvilluam një takim me banorë të lagjes Grecalli, ku folëm për të gjitha punët që ne do të vijojmë të bëjmë në këtë bashki. Zgjedhjet e 14 Majit janë mundësia e secilit prej nesh për të zgjedhur nëse duam të vazhdojmë të ecim përpara me Edi Ramën, apo të kthehemi mbrapa me Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Partia Socialiste ka vendosur që në këtë fushatë një pjesë të fondeve që na jep KQZ t’ua dhurojmë bashkive duke mbjellë pemë, ndërkohë që Saliu dhe Iliri po bëjnë koncerte 100 mijë euro vetëm për skenën. SPAK nuk duhet të bëjë shurdhin, por kjo faturë 100 mijë euro është një faturë që nuk duhet të shpëtojë pa u hetuar”– tha Balla.