Balla, thirrje nxënësve: Kontaktoni oficerin e policisë kur dikush tenton t’ju tërheqë në përdorimin e drogës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me trupën drejtuese dhe nxënësit e gjimnazit “Abaz Shehu” në qytetin e Tepelenës, ku informua rreth zbatimit të masave të paketës së sigurisë në shkolla dhe problematikave të mundshme në këtë institucion të arsimit të mesëm.

Ministri Balla vlerësoi nivelin e zbatimit të masave të paketës së sigurisë dhe u kërkoi gjimnazistëve që për çdo problem negativ, sidomos tentativave për shpërndarje lëndësh narkotike, të vinin në dijeni drejtuesit e shkollës, ose policinë.

Pasi u njoh me gjendjen e shkollës dhe masat e marra, ministri Balla kërkoi që të rinjtë gjimnazistë të raportojnë në polici çdo person që tenton t’i tërheqë drejt rrugës së përdorimit të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju kërkoj, si një shembull i mirë që nuk e njihni fenomenin e konsumimit të drogave, të vazhdoni ta ruani këtë sjellje. Duhet të jeni realisht shumë të përkushtuar në marrëdhëniet me drejtuesit e shkollës, edhe me oficerin e sigurisë, që çdo tentativë keqbërësi që kërkon t’ju tërheqë në rrjetën e përdorimit të lëndëve narkotike, t’ua komunikoni drejtuesve të shkollës, oficerit të sigurisë, por edhe punonjësve të policisë”- tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?