Balla ngre stekën: Kemi shefa të kapur me ”presh në duar”, por duhen rezultate në nivele më të larta

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkoi nga AMP-ja të ngrejë stekën në goditjen e korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, duke tejkaluar nivelin e derisotëm të shefave të Komisariatit. Deklarata u bë në ceremoninë e certifikimit të punonjësve të trajnuar nga ICITAP në radhët e AMP.

“Kur erdha në korrik ju pyeta për Drejtorë dhe Shefa Komisariatesh të proceduar nga ana juaj. Më vjen mirë që në këto muaj kemi patur shefa Komisariati apo shefa Sektori të Policisë së Shtetit të kapur me presh në duar, por duhen edhe më shumë rezultate, edhe në nivele më të larta”, deklaroi ministri.

Deklarata e Ballës paralajmëron një tërmet në rangjet e larta të Policisë dhe se tashmë nuk është i paprekshëm, e madje mund të ketë edhe supriza në të ardhmen. Ministri Balla evidentoi gjithashtu se AMP ka 50% më shumë referime në këto 7 muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me pothuaj 2 herë më shumë punonjës policie të referuar, 257, ndër ta 78 punonjës të arrestuar apo me masa sigurie.

SHKARKO APP