Balla: Nuk ka dosje nga Holanda për kandidatët e PS

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të një lajmi, i cili shkruante për dekriminalizimin e kryebashkiakëve dhe se nga Hollanda kanë ardhur dosje për 4 kandidatë të Partisë Socialiste që garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Edhe pse me emrin e madh të CNN nga mbrapa, A2 nuk i shpëtoi dot “konkurencës” lokale kush prodhon më shumë fake-news. I bëj thirrje këtij televizioni të përgënjeshtrojë këtë lajm të pavërtetë. Ja pse Shqipëria ka nevojë të menjëhershme, ashtu siç bëri BE, për rregullime ligjore kundër fake-news.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?