Balla: Nxis djemtë e vajzat që vitin e ardhshëm të zgjedhin për t’u bërë Oficerë të Policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në kuadër të takimeve për Paketën e Sigurisë në Shkolla, ishte në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër.

Gjatë bashkëbisedimit me stafin pedagogjik e nxënës së shkollës së mesme, ministri i ftoi të rinjtë të aplikojnë për t’ju bashkuar Policisë së Shtetit.

Fakti që në këtë gjimnaz kanë dalë dhe dy prej korifenjve të letërsisë shqiptare, duhet t’ju nxitë edhe më shumë ta mbani lart emrin e kësaj shkolle tepër të rëndësishme për arsimin shqiptar. Vitin tjetër ne do të kemi mundësi të pranojmë në Akademinë e Sigurisë, pra në Universitet, të studioni për t’u bërë oficerë të Policisë së Shtetit. Përfitoj nga rasti që të nxis djem e vajza që vitin e ardhshëm kur të vendosni që cilat degë do të zgjidhni, jam i sigurt që veç Juridik, Ekonomik apo Mjekësi, besoj të zgjidhni edhe për tu bërë oficerë i Policisë së Shtetit, sepse kemi shumë nevojë edhe këtu në Gjirokastër”, u shpreh Balla.

SHKARKO APP