Balla optimist nga Strasburgu: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë nisjen e bisedimeve

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se shumica e vendeve anëtare të BE vlerësojnë faktin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë tërësisht nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Nga Strasburgu, Balla përmes një postimi në Facebook shprehet optimist se do të votohet Rezoluta për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në Strasburg, në Këshillin e Europës për Konferencën Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve. Menjëherë më pas në Parlamentin Europian, në seancën plenare ku do të votohet Rezoluta për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qoftë shumica e drejtuesve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE, qoftë shumica e eurodeputetëve bashkëndajnë vlerësimin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë tërësisht nisjen e bisedimeve për anëtarësim me BE”, shkruan Balla.

SHKARKO APP