Balla: PD po sulmon drejtësinë

Taulant Balla
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka komentuar pretencën e prokurorisë për të ndëshkuar me 1 vit e 6 muaj burg ish deputetin Ervin Salianji.

Ndër të tjera ai dënon sulmin e ndërmarrë nga kryedemokrati Lulzim Basha ndaj dy prokurorëve që morën vendimin.

“Reagimi i të pandehurit ndaj një pretence të Prokurorit është i falshëm dhe emocional kur bëhet fjalë për çështjen e tij.

Por sulmi i Lulzim Bashës ndaj Prokurorisë sot është ripërsëritje ogurzezë e qëndrimit obstruktiv të PD ndaj drejtësisë.

Prokuroria është e mirë kur ngre akuzë ndaj kundërshtarit dhe qenka e keqe kur akuzon ty apo anëtarin e çetës tënde?!

Sulmi i Lulzim Bashës shënjestroi edhe një nga prokurorët e dosjes ku vetë Lulzim Basha është i pandehur. Kjo është e papranueshme dhe është një presion i hapur kundër Prokurorisë, e cila ende ka në hetim Kryetarin e PD.

Përdorimi nga ana e Lulzim Bashës e pretencës ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, për sulme personale ndaj Prokurorisë e zhyt Partinë Demokratike edhe më thellë në baltën ku vetë mbytet prej shumë kohësh.

 Lulzim Basha është i vetëdijshëm batak-babalen ku u vetëpërfshi me dashje, bashkë me të tjerë si Ervin Salianji.

Teksa vëmendja jonë është tek familjet e që prekura nga fatkeqësia që solli tërmeti dhe rindërtimi, ende shpresojmë se Partia Demokratike do të ndryshojë qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe Shqipërisë sonë të përbashkët”, nënvizon Balla.

SHKARKO APP