Balla për Avokatin e Popullit: PD nuk e shfrytëzoi mundësinë! Gara do jetë e hapur
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se opozita nuk e shfrytëzoi mundësinë për të propozuar një emër për Avokatin e Popullit, duke theksuar se gara do të jetë e hapur dhe kushdo që plotëson kriteret mund të kandidojë.
“Sapo të fillojë sesioni me datën 16 do të ketë një komunikim nga ana e Komisionit të Çështjeve Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë për këtë proces. Duhet të jetë proces i hapur. Mendoj që sa më shpejt të jetë e mundur t’i japim Shqipërisë realisht një avokat populli, jo një avokat i PD në zyrën e Avokatit të Popullit.
Opozita pati kohë 8 muaj për t’i dhënë vendit një Avokat Populli, por s’e shfrytëzoi. Duhet t’i japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin e tij. Do jetë proces i hapur. Opozita propozon avokatin por nuk e emëron, e bën Kuvendi. Gara do të jetë e hapur, kushdo që plotëson kriteret të vijë të kandidojë. I bëj thirrje opozitës të negociojë, nuk është paudhësi e tradhti“, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

