Balla përgëzon Policinë për operacionet antidrogë: Lufta jonë po rikthen besimin te strukturat e rendit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë për dy aksionet e fundit kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Lezhë dhe Shkodër.

Postimi i Ministrit të Brendshëm:

Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionet anti-drogë në Lezhë dhe Shkodër ku u sekuestruan sasi të mëdha kanabis dhe një numër armësh zjarri. Lufta jonë kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po merr çdo ditë mbështetje edhe më të madhe nga publiku dhe po rikthen besimin tek Policia.

SHKARKO APP