Balla përplaset me deputetët e opozitës. Grida Duma: S’do dalësh siç hyre, por…
Seanca e sotme plenare, ku po diskutohet buxheti për vitin 2022, u shoqëruar debate, përplasje, replika e kundërreplika mes deputetëve të opozitës e mazhorancës.
Ishte cilësimi që Rama i bëri deputetes Jorida Tabaku, si “balonë tabake”, ajo që nxiti debatet në sallë, ku deputetët e opozitës, u çuan në këmbë dhe ngritën tonet ndaj kryeministrit.
Në lidhje me këto veprime, kreu i Grupit Parlamentar Socialist kërkoi marrjen e masave ndaj atyre që kryen këto veprime. Në përgjigje të Ballës erdhi vetë kryedemokrati Basha, i cili u shpreh se kryeministri meriton të trajtohet si çdo i paburrë që fyen gratë.
Në replika me kreun e grupit parlamentar socialist u përfshi dhe deputetja Grida duma , e cila deklaroi se sa herë që do të gënjejnë deputetët e maxhorancës të njëjtin reagim do të ketë nga opozita.
Pjesë nga replikat:
Grida Duma: Mbaj shënim. Jo të mos replikosh. Por të thuash të vërtetën, lexoje me të njëjtin standard mos gënje!
Taulant Balla: Unë po ju them që ka nevojë për një respekt të ndërsjelltë. Tani, unë nuk do të replikoj me ju zonjë, pasi unë jam duke lexuar nenet përkatëse të rregullores. Më vjen keq që një zonjë si ju vijon bën zhurmuesin kur unë flas për procedurë. Po të them që ashtu siç ke hyrë në këtë sallë ashtu dhe do dalësh.
Grida Duma: Ti s’do dalësh siç ke hyrë, do dalësh ti ndryshe!
Balla: Zonja kryetare e Kuvendit, zonja po thyen rregulloren dhe nuk po lë një depuetet të flasi. Ti je prova më e mirë e faktit që një grua nuk lë një deputet të flasë në Kuvend duke bërë zhurmuesin.
Kjo seancë duhet të ndërpritet dhe të merret masë për njerëzit që nuk respektojnë rregulloret. Kryeministri dhe kryetari i opozitës kanë kohë të barabartë. Kur foli kryeministri e ndërprenë gjatë të treja herëve, madje u çuan dhe deputetë në këmbë. Kur foli kreu i opozitës nuk e ndërpreu asnjë njeri.
Grida Duma: Sa herë të gënjeni këtë do bëjmë!
Lulzim Basha: Procedura sapo u thye. Sa minuta jepet fjala për procedurë?! Sapo nisin fjalën përfaqësuesit për respektimin e procedurës, thyhet procedura duke i dhënë dysishin e kohës.
Keni njërin këtu që siç trajton ju kërkon të na trajtoj dhe ne. E dini mirë ju çfarë hiqni. Por unë i kam thënë mati mirë fjalët se do marrësh atë që meriton. Kur fillon sulmet ndaj grave dhe nëse ju zonja socialiste ja pranoni, se ne jemi shqiptarë, jo vetëm kur ofendon gratë demokrate ashtu, por dhe çdo shqiptare, meriton të trajtohet si çdo i pa burrë që e ndërton verbin në fyerje të grave
KOHA JONË SONDAZH

