Balla pret në zyrë djalin e Thaçit: Ish-presidenti krenar për epopenë e lavdishme të UÇK

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla ka pritur në zyrë Endrit Thaçin, djalin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Balla ndau me ndjekësit një mesazh që Endrit Thaçi kishte sjellë nga Haga. “Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?