Balla publikon dorëshkrimin e Dritëro Agollit: Zë i rëndësishëm përgjatë proceseve demokratike të Shqipërisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se në këtë ditëlindje të Dritëroit të madh, kujtojmë një nga shkrimtarët më të mëdhenj në letërsinë shqipe.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se Dritëro Agolli ishte një zë i rëndësishëm përgjatë proceseve demokratike. Ai do të kujtohet si frymëzues, por edhe kritik i domosdoshëm, me rol unik në formësimin dhe identifikimin e Partisë Socialiste si një e majtë moderne europiane.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Në këtë ditëlindje të Dritëroit të madh kujtojmë një nga shkrimtarët më të mëdhenj në letërsinë shqipe. Dritëro Agolli ishte gjithashtu një zë i rëndësishëm përgjatë proceseve demokratike. Ai do të kujtohet si frymëzues, por edhe kritik i domosdoshëm, me rol unik në formësimin dhe identifikimin e Partisë Socialiste si një e majtë moderne europiane.
Pak kohë më parë nga familja Agolli mu dhuruan disa dorëshkrime të Dritëroit. Po e publikoj pa koment.
“Në qoftë se qeveritë, ministrat dhe kryeministrat do të punonin me mençuri, ide dhe guxim si Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, ndryshe do të ishte Shqipëria; në katër vjet do të bëheshin çudira. Lëre se çfarë thonë kritikët dembelë e llafazanë. Këta lloj njerëz janë mosmirënjohës për atë që po bën Edi Rama. Ka të drejtë Gëtja kur thotë “ Mosmirënjohja është gjithnjë një formë e dobësisë”.