Balla reagon për kthimin e buxhetit nga Presidenti Meta
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i është përgjigjur menjëherë Kreut të Shtetit për kthimin e Buxhetit të vitit 2021. Sipas Ballës, ajo që bën Presidenti është e turpshme dhe djallëzore.
Balla tregon edhe rrugën që mazhoranca do ndjekë që buxheti të hyjë në fuqi.
STATUSI I PLOTE
Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar:
MBËSHTETJA MË E MADHE PËR SHËNDETËSINË DHE RINDËRTIMIN,
MBROJMË JETËN E QYTETARËVE NGA PANDEMIA, GARANTUAM FONDIN PËR VAKSINËN ANTI-COVID,
RIMBURSOJMË KURIMIN ÇDO QYTETARI/QYTETAREJE SHQIPTARE NGA COVID-19,
RRISIM PAGAT ME 40% PËR MJEKET DHE PERSONELIN SHËNDETËSOR,
MIRATUAM 280 MILIONË DOLLARË PËR RINDËRTIMIN.
Buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi!