Balla: Rruga e drejtësisë së re nuk mund të ndërpritet as me protesta

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e radhës për shqyrtimin e padisë së ngritur nga Shkëlzen Berisha, ndaj Taulant Ballës, në lidhje me deklarimet e këtij të fundit se Berisha nuk ka paguar taksat. Gjatë ditës së sotme, u bënë parashtrimet e të dyja palëve, ku mbrojtja e Berishës pretendoi se deklarimet e Ballës, janë shpifje dhe me qëllim prishjen e imazhit të tij. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që të mos pushojë hetimet për Sali Berishën, djalin e tij dhe Ndue Kalaj për privatizimin e OSSH te CEZ-i. Balla pretendoi se deklarimet e tij lidhen me dyshimet e krijuara pas hetimit të kryer nga Komisioni hetimor, në cilësinë e drejtuesit të këtij komisioni.

Deklarata e plotë 

Jam sot këtu për ti bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës dhe Gjykatës mos të përdori makinacione për ta pushuar çështjen në ngarkim të Sali Berishës, Nuel Kalajt, Shkëlzen Berishës për të cilët ne kemi bërë një kallzim penal dhe unë i qendroj një për një akuzës së bërë në përfundim të Komisionit Hetimor se qytetarët shqiptarë kanë humbur plot 419 mln euro nga procesi i privatizimit të kompaninë OSSH tek kompania CEZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua ta përdor këtë moment dhe i bëj thirrje Prokurorisë që të vijojë hetimet dhe kjo dosje t’i vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale Antikorrupsion që pritet të krijohet së shpejti.
Është e turpshme që deri më sot, pas më shumë se 18 muajsh nga koha kur është bërë kallëzimi penal nuk mund të na thotë prokuroria që nuk gjejmë dot Nuel Kalajn, ku kandion në Kosovë për për anëtar në Komunën e Prizrenit.  Ky person që ka tërhequr dy javë para zgjedhjeve të vitit 2009, 6.8 milion euro si pagesë komisioni për ndërmjetësimin e tij për privatizimin e kompanisë OSSH tek CEZ, është një person kyç për të treguar se kujt ky person ja dha komisionet e tjera, pjesë të këtij ndërmjetësimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne nuk jemi si ata, pasi çdo akuze dhe çështje do i shkojmë deri në fund. Akuzat që kemi ngritur qëndrojnë plotësisht dhe të gjithë ata që mendojnë se ja kanë hedhur kollaj lumit për shkak se kanë kaluar disa vite e kanë gabim. Garancia për të gjithë shqiptarët është rruga e konsoliduar përmes së cilës po ecën ngtritja e institucioneve të reja të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë e SPAK-ut dhe BKH-së.

Përfitoj nga rasti të rishpreh shqetësimin e madh të një trupe gjyqësore, të cilët për shkak se nuk kanë kaluar Vettingun janë ende në Gjykatë dhe dhanë një vendim të turpshëm javën e kaluar për vrasësin e 4 djem nënash, punonjës policie. Të gjithë ata që i frikësohen reformës në drejtësi dhe për shkak të afrimit të ditës së gjykimit dhe ngritje së SPAK të thirrin protesta, e kanë shumë gabim. Rruga e drejtësisë së re nuk mund të ndërpritet as me protesta, as me bojkote, as me të qara e as me të bërtitura.

Z. Balla ju akuzoheni nga Shkëlzen Berisha se keni shpifur kur keni thënë që ai nuk ka paguar taksta. I qendroni këtyre deklarimeve?

Kam informuar Gjykatën dhe i kam dhënë dokumentacionin e plotë që qartëson, dhe po ja kujtoj opinionit publik. Më gjeni një ndërmjetës që shqip i thonë sekser që në Republikën e Shqipërisë për shitjen e një toke të ketë marë 200 mijë euro komision. Më gjeni sa mund të ketë qenë vlera e asaj toke, që ndërmjetësi sekser të ketë marë 200 mijë euro.
Ndërkohë që nga një person tjetër, i cili është pronari i një prej konçesioneve më të rënda që ka ekonomia shqiptare, ati i ngjyrosjes së karburantit, në dokumentacionin që i depozitova Gjykatës dhe në prani të Prokurorit, Shkëlzen Berisha, i biri i Sali Berishës ka marë 200 mijë euro për një transaksion mes tyre. Tani gjeni arsyen se babai i jepte konçesionin, i biri merte komisionin. Ai që akuzon për konçesionet, del edhe bërtet, bën edhe thirrje për protesta, sepse po i vjen dita e gjykimit. Dita e gjykimit nuk ndalet për fat të keq, për fat të mirë për shqiptarët sigurisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?