Balla: SHBA godet këdo që punon për destabilitet!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dha disa mesazhe nga foltorja e Kuvendit, ku së pari kërkoi një minutë heshtje në nder të senatorit të ndjerë amerikan, Bob Dole, si një mik i shqiptarëve dhe kosovarëve.

Më tej, Balla dha një mesazh edhe për Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, duke theksuar se SHBA godet dhe vendos nën sanksione këdo që punon për destabilitetin e rajonit.

Meqë jemi në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, besoj se të gjithë e përshëndesim aktin e djeshëm të Departamentit të Thesarit për të vendosur nën sanksione të rrepta ata që dëmtojnë paqen në Ballkan. Dje janë shpallur një sërë keqbërësish. SHBA, në mënyrë të qartë, godasin dhe vendosin nën sanksione këdo që punon natën e ditën për destabilitetin e rajonit tonë”, tha Balla mes të tjerash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?