Balla: SHBA thotë se Berisha është përfshirë në korrupsion, SPAK nuk e merr në pyetje
“Si mund t’i besoj unë SPAK kur nuk po thërret Berishën?”. Kjo ishte pyetja që i drejtoi kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deputetëve të Kuvendit, teksa po fliste lidhur me skandalin e pahetuar të CEZ-DIA.
“E di e gjithë Shqipëria dhe nuk dihet ku kanë shkuar paratë që ka dhënë qeveria japoneze për sistemin e kanalizimeve. Meqenëse zotëria kryeministër në atë kohë, le të shkojë dhe të hetohet. Meqë u hap kjo historia e SPAK gjej rastin ta përshëndes, se më në fund kanë vendosur të hetojnë CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që SPAK të jetë zgjuar dhe të hetojë edhe atë çështje. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar edhe si dëshmitar. Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

